75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / Gj. Sh

Spanja publikon listën për Lojërat Olimpike, dominohet nga futbollistë e Barcelonës, asnjë nga Real Madridi

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listë me futbollistët e ftuar për Lojërat Olimpike, që mbahen në Francë nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

Trajneri Santi Denia, ka publikuar listën përfundimtare me 18 futbollistë, ku dominohet nga lojtarët e Barcelonës, derisa asnjë nuk është nga skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Spanja në Lojërat Olimpike do të përballet me Uzbekistanin, Republikën Domenikane dhe Egjeiptin.

Lista e plotë:

Portierë : Arnau Tenas (PSG) dhe Joan García (Espanyol)

Mbrojtës : Pubill (Almería), Cubarsí (Barcelona), Pacheco (Real Sociedad), Eric Garcia (Barcelona), Miranda (Bologna) dhe Miguel Gutiérrez (Girona).

Mesfushorët : Pablo Barrios (Atlético), Turrientes (Real Sociedad), Adrián Bernabé (Parma), Álex Baena (Villarreal), Fermín (Barcelona) dhe Aimar Oroz (Osasuna).

Sulmues : Sergio Gómez (Manchester City), Abel Ruiz (Girona), Samu Omorodion (Atlético) dhe Diego López (Valencia).

Ndërsa futbollistët si, Iturbe (Atlético), Camello (Rayo), Juanlu (Sevilla) dhe Mosquera (Valencia) janë në listën rezervë, të cilët do të ftohen në rast të ndonjë lëndimi./IndeksOnline/