Spanja s’e njeh Kosovën, por si kombe kanë diçka të përbashkët!

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon super ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të fazës para-kualifikuese në Kupën e Botës “Katari 2022”, shkruan Indeksonline.
Para ndeshjes në futboll intonohen himnet e dy shteteve pjesëmarrëse në atë takim.
Kështu edhe para ndeshjes së sotme do intonohen himnet e Kosovës dhe Spanjës, në stadiumin e Sevillës “La Cartuja”.

Himni kombëtar i Spanjës “Marcha Real” apo “Marshi Mbretëror” dhe “Evropa”, himni kombëtar i Kosovës, janë dy nga vetëm katër himnet kombëtare në botë (së bashku me ato të Bosnje-Hercegovinës dhe San Marino) që nuk kanë tekste zyrtare.
Kujtojmë që ndeshja mes dy vendeve zhvillohen sonte në ora 20:45.
Ekipi i Indeksonline është i pranishëm sonte në stadiumin “La Cartuja” dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj./Indeksonline/
