75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Spanja shënon rënie të viktimave nga Covid-19

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë në 24 orët e fundit janë regjistruar 185 viktima nga koronavirusi.

Me këtë shifër, Spanja shënoi tre ditë me radhë me më pak se 200 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend është 25,613.

Spanja prin në Evropë për nga numri i të infektuarve, me mbi 219,000.

Italia, ndërkaq, ka numrin më të madh të viktimave: mbi 29,000.

Në aspektin global, SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.