75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / C E

Spanja shpreson në rikthimin e kapitenit

Spanja është duke kërkuar të rikuperoj me kohë kapitenin e skuadrës, Sergio Busquets.

Mesfushori i Barcelonës do të bëjë testin PCR, dhe nëse rezulton negativ do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, shkruan Indeksonline.

Nëse rezultati konfirmohet, Busquets do të udhëtojë menjëherë në Madrid për t’u bashkuar me grupin e Kombëtares.

Sergio Busquets rezultoi pozitiv për koronavirus më 6 qershor, i cili ndezi të gjitha alarmet në Kombëtaren.

Kapiteni u infektua nga kontakti i ngushtë me një anëtar të familjes . Ishte në javën e parë të grumbullimit, e cila detyroi të shtrëngonte protokollet dhe t’i çonte në kufij për të shmangur një shpërthim. /IndeksOnline/