07:30 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Spanja thotë se mund të përdorë kushtetutën për të bllokuar pavarësinë e Katalonisë

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të kompetencave kushtetuese për të hequr statusin autonome të Katalonisë në qoftë se vazhdon të insistojë për pavarësi.

Rajoni i pasur verilindor i Katalonisë, me gjuhën dhe kulturën e vet, mbajti referendum për pavarësi më 1 tetor, që ishte në kundërshtim me kushtetuten spanjolle, transmeton AktivPress.

Deri më tani, ishte e paqartë për publikun nëse Rajoy do të përdorte nenin 155, i ashtuquajturin opsioni bërthamor, i kushtetutës që i mundëson atij të shkarkojë qeverinë rajonale dhe të thërras për zgjedhje të reja lokale.

Në një intervistë me gazetën spanjolle “El Pais” , Rajoy u pyet nëse ai ishte i gatshëm të përdorë nenin 155 të kushtetutës.

“Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë që është brenda ligjit … Idealisht, ajo duhet të mos jetë e nevojshme për zgjidhjur çështje ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshohen”, tha ai./AktivPress