Spanja tregon datën se kur shpall listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën

Federata e Futbollit e Spanjës përmes një komunikate ka treguar së më 15 mars, do të zbulojë listën për ndeshjen me Greqinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën.
Më 15 mars nga ora 11:30, Luis Enrique në një konferencë shtypi pritet ta zbulojë listën për ndeshjen me Kosovën, shkruan IndeksOnline.
Në këtë postim Spanja tregon se nuk e njeh fare Kosovën.
“Spanja nis rrugën për në “Katarin 2022”, kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, shkruhet në deklaratën e Spanjës./IndeksOnline/