75 Mall Live Search
23:45 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

Spanja tregon ”dhëmbët” para Kampionatit Evropian, fiton bindshëm ndaj Andorras

Spanja shihet si një nga favoritet kryesore për Kampionaitn Evropian, i cili zhvillohet në Gjermani dhe nis me 14 qershor.

Në ndeshjen e parë përgatitore “La Furia Roja” ka treguar edhe njëherë se është një nga kombëtaret më të mira në botë, duke e mposhtur Andorrën, me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave e nisi “fantazisti”, Ayoze Perez, i cili e dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 24-të, goli i tij të parë me fanellën e “iberikëve”.

Në vazhdim ishte momenti i Oyarzabal, që realizoi hat-trick brenda 20 minutave 53′, 66′ dhe 73′.

Golin e fundit të ndesghe e sgënoi Ferran Torres në minutën e 81-të.

Tre herë kampionët e Evropës para “EURO 2024” do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore, atë të 8 qershorit, ndaj përfaqësueses së Irlandës së Veriut.

Ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Spanja e zhvillon me 15 qershor kundër Kroacisë, derisa në grup është së bashku edhe me Shqipërinë dhe Italinë./IndeksOnline/