Spanja u del në ndihmë emigrantëve të bllokuar, në Itali
Vazhdojnë të qëndrojnë në det emigrantët në anijen e”OpenArms” në Lampeduza, ndërsa Spanja ofron dy porte të saj për t’i pritur.
Por sipas organizatave jo qeveritare shtatë ditë të tjerë lundrim do të ishin shumë. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Italian ka reaguar ashpër duke thënë se ky nuk është një vendim që i takon organizatave, transmeton Indeksonline.
Spanja ka marrë përsipër që të presë në një nga portet e saj anijen me emigrantë “OpenArms”.
Por organizatat jo qeveritare kanë refuzuar propozimin duke thënë se 7 ditë të tjera në det janë shumë.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm italian, Salvini reagoi, duke thënë se është e pabesueshme dhe e papranueshme, duke thënë se nuk është e drejtë e këtyre organizatve për të vendosur se ku të zbresin emigrantët.
Ai ka shtuar se Italia nuk është kampi i refugjatëve të Evropës. Por organizatat jo qeveritare vijojnë të kërkojnë me këmbëngulje që të zbresin në Lampeduza.
Kryeministri spanjoll PedroSanchez konfirmoi se kishte propozuar portin e AlJazeera-s për zbritjen e emigrantëve që gjenden në anijen “OpenArms”. Ai theksoi se Spanja reagon gjithnjë në rastet e një emergjence humanitare. Më tej, ai ofroi dhe një port të dytrëMahon, i cili ndodhet rreth një mijë kilometra larg Lampeduzës.
Por kryeministri spanjoll, njëkohësisht e kritikoi dhe vendimet e Qeverisë italiane për këtë çështje, sidomos atë për mbylljen e porteve.
Ndërkohë, Franca do të presë 40 emigrantë të kësaj anije sipas deklaratës së ministrit të Brendshëm francez.
27 minorenët që zbritën të dielën nga anija janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë që prokuroria pas vlerësimit të raportit të inspektorëve shëndetësorë në bord, u shpreh se nuk bëhet fjalë për një situatë emergjence shëndetësore. /Indeksonline/