Spanjë-Gjermani, ky futbollist u shpall ”Man of the Match”

Spanja ka kaluar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian, pasi eliminoi Gjermanin, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në extra-time.
Çmimi i lojtarit të ndeshjes i takoi futbollistit Dani Olmo, shkruan IndeksOnline.
Olmo shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 51-të, para se Florian Wirtz të barazonte shifrat në minutën e 89-të, i cili e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Spanja kaloi në gjysëmfinale fal golit të Mikel Merino në minutën e 119-të.
Në gjysmëfinale, Iberikët do të përballen me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë./IndeksOnline/
