75 Mall Live Search
22:45 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Spanjës i del punë me Norvegjinë, e mposhtë me shumë vështirësi

Kombëtares spanjolle i është dashur të djersitet që të siguroi tre pikët kundër Norvegjisë.

Iberikët arritën të shënonin fitore me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.

Të parët kaluan në epërsi spanjollët përmes sulmuesit Rodrigo, i cili shënoi gol në minutën e 16-të pas një asistimi të Jordi Albas.

Në pjesën e dytë, ylli i Premier Ligës, Joshua King arriti të shënoi për norvegjezët, për të barazuar rezultatin 1:1. Ai shënoi në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

Nuk shkoi shumë dhe Spanja e riktheu epërsinë. Në minutën 71-të u akordua penalti për iberikët. Penaltinë në gol e konkretizoi kapiteni, Sergio Ramos.

Me këtë fitore Spanja hap në mënyrë të mirë kampanjën e saj për t’u kualifikuar në Euro 2020./Indeksonline/