75 Mall Live Search
18:12 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Spartak Ngjela: Albin Kurti s’ka arsye politike për Shqipërinë, prandaj dështon

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vend në Shqipëri.

Avokati Spartak Ngjela ka folur për lëvizjet e fundit në Tiranë të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas Ngjelës, Kurti nuk arrin dot gjë në Shqipëri dhe këtë e shpjegon kështu:

“Albin Kurti nuk arrin dot gjë, sepse nuk ka arsye politike, kjo shihet nga projekti i VV-së. Nuk është arsye politike për Shqipërinë, prandaj dështon. Doktrina e tij nuk ngjit këtu. Shqipëria ka nevojë të eliminojë korrupsionin në rrafsh kombëtar”, tha ai në Top Channel.