75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / G T

Spartaku nisi bisedimet me Steven Garrardin, anglezi i dha një “JO” të madhe shkaku i Rusisë

Skuadra e Spartak-ut të Moskës është në kërkim të një trajneri të ri, por shumë të huaj po e refuzojnë.

Së fundmi, ata morën një refuzim nga legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard, shkruan Indeksonline

Sipas mediave në Rusi, Saprtak-u kontaktoi Gerrardin, por agjentët e tij refuzuan të diskutonin për shkak të situatës në Rusi.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Shumë trajnerë ndërkombëtarë kanë refuzuar skuadrat ruse për të njëjtën arsye.

Kujtojmë që në Premier League të Rusisë luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Mirlind Dakun, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxhën./Indeksonline/