18:26 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

S’pastrohet rruga në këtë lagje të Prishtinës, ankohen banorët

Banorët e lagjes Kolovica e Re kanë thënë se sot kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e mëdha të borës që ranë gjatë natës së kaluar, shkruan IndeksOnline.

Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet rruga e bllokuar në lagjen “Kolovica e Re”.

Po ashtu, aty shihet se rruga është tejet e vështirë e kalueshme nga veturat.

Banorët thonë se askush nuk mori përgjegjësinë që të pastrohet kjo rrugë që gjendet në Prishtinë./IndeksOnline/