75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / G T

S’pati fare punë mbrëmë, Courtois pas ndeshjes: Do luaj “Call of Duty” para se të shkoj në shtrat

Skuadra e Real Madrdit mbrëmë fitoi me lehtësi ndaj Manchester Cityt me shifrat 3:1 në UEFA Champions League duke siguruar kështu raundin tjetër.

Pas ndeshjes, portieri Thibaut Courtois u paraqit në një intervistë dhe tregoi se çfarë do të bënte pasi të shkonte në shtëpi, shkruan Indeksonline

Ai tha se fillimisht do të luaj një videogame para se të shkonte në shtrat.

“Nesër do zgjohem herët, pra në orën 8:00 për t’i dërguar fëmijët e mi në shkollë. Por, ndoshta do të luaj pak ‘Call of Duty’ para se të shkoj në shtrat.

“Nuk luan më FIFA? Jo, më. E preferoj vetëm ‘Call of Duty”, u shpreh Courtois

Kujtojmë se Real Madridi të premten e mëson edhe kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve. Që do të jetë, Bayer Leverkuseni apo Atletico Madridi./Indeksonline/