17:00 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

S’pati minuta për Vojvodën, Torino nga 3-0, e barazon në 3-3

Ndeshja mes Atalantas dhe Torinos ka përfunduar me rezultat të barabartë 3 me 3.

Atalanta barazon në shtëpi ndaj Torinos, edhe pse ishte duke fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Por në fund të pjesës së parë, skuadra vendase pësoi dy gola të shpejtë, një nga Belotti 42’të dhe Bremer 45’të.

Në pjesën e dytë, Torino arriti të shënonte edhe një gol, përmes Bonazzolit në minutën e 84’të për rezultatin final, Atalanta 3-3 Torino.

Golat për Atalantan i shënuan: Ilicic, Gosens dhe Muriel.

Kujtojmë që në këtë ndeshje ishin në bankë rezervë dy lojtarët e Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani.

Kurse te Atalanta pati minuta për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti./IndeksOnline/