S’pati sukses apelimi, Hansi Flick do jetë në tribuna në “El Clasico”

Trajneri gjerman, Hansi Flick, është pezulluar me një ndeshje pas kartonit të kuq në ndeshjen e fundit në La Liga.
Flick u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Gironas, shkruan Indeksonline
Klubi katalunas apeloi këtë karton, por u kthye si negative dhe tashmë zyrtarisht, Hansi Flick do të jetë në tribuna në ndeshjen e ardhshme.
Kujtojmë se Barcelona në vikendin e ardhshëm luan ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/