75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / AR

Spearsi i përgjigjet ashpër muzikantit që e kritikoi

Britney Spearsi ka sulmuar Ozzy Osbourne dhe familjen e tij pasi që ata kritikuan këngëtaren për kërcimin në Instagram.

Ajo i quajti ata “familja më e mërzitshme në botë”, transmeton Indeksonline.

“Mbaruam pas videove të Spearsit. Çdo ditë sjell diçka të ndyrë. Është e trishtë”, kishte deklaruar Ozzy në podkastin e Osbournes.

Sipas 42-vjeçares Spears, videot e saj nuk janë të këqija. Menjëherë pas postimit, ajo ndau një tjetër video, duke kërcyer./Indeksonline/