75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Speca me gjizë e pingjur, tavolina modeste e Mozzikut dhe Lotinës

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka shpërndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë, që shpërfaq edhe një herë se sa modest është.

Ai shfaqet në një tavolinë, duke drekuar me të dashurën e tij, Lotina Hazirin, teksa vëmendjen e marrin ushqimet mbi tavolinë, shkruan IndeksOnline.

Përpara vetës, Mozziku dhe Lotina kanë speca me gjizë, pingjur, speca të pjekura dhe bukë.

“Që nga dita kur mësova të flas, të kuptoj e të njoh kuptimin e fjalëve që m’i mësoi nana ime, ndër më të bukurat ka qenë dhe mbetet: “Zoti ju dhashtë bereqet”” u shpreh Mozzik.