75 Mall Live Search
19:47 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / C E

“Special One” mbetet ‘zero” karshi Interit

Interi ka marrë tri pikë në Olimpico.

Zikaltërit kanë mposhtur Romën me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 16-të të Serie A.

Të tre golat lojtarët e Interit i shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Hakan Calhanoglu realizoi një gol të bukur drejtpërdrejtë nga këndi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Më pas realizuan edhe Dzeko në minutën e 24-të dhe Dumfries në minutën e 39-të.

Jose Mourinho kështu pëson një nga humbjet më të rënda kundër ish-skuadrës së tij.

Interi është në vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se Milani dhe një më shumë se Napoli që sot luan me Atalantën.Roma mbetet në vendin e pestë me 25 pikë. /IndeksOnline/