75 Mall Live Search
10:40 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Specialistët e FSK-së për operacione shumëkombëshe diplomojnë në Çeki

Specialistë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë diplomuar për operacione shumëkombëshe të mbështetjes së paqes.

Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri janë trajnuar nga instruktroë britanezë, përkrahë ushtarëve nga e gjithë bota.

Trajnimi u mbajt në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë, bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

May be an image of 3 people, military uniform and outdoors

“Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve” ka shkruar Mehaj në Facebook.

May be an image of 6 people, outdoors and text that says 'PMAT BMATT BMATT BMATT BMATT FIMAT BMATT'

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve tanë për Operacione  Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.

Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë,

Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve.

Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe  në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!