Specialisti i gjenetikës: Mund ta klonojmë Messin, kemi teknikat në dispozicion
Sipas një specialisti në gjenetikë, mund të jetë e mundur të “klonohet” ylli argjentinas Lionel Messi.
Arcadi Navarro i tha Mundo Deportivos se do të ishte e mundur të krijohej një “binjak” i pesë herë fituesit të Topit të Artë, me teknikat aktuale në dispozicion të tyre.
“Po, mund ta klonojmë Messin me teknikat e tanishme,” i tha ai gazetës spanjolle.
“Mund të bëjmë një tjetër shumë të ngjashëm me Messin, rezultati do të ishte një binjak i Messit, sikur të kishin lindur dy binjakë dhe do ta kishim ngrirë për 20 apo 30 vjet”.
Ronaldo dhe Messi janë aktualisht në detyrë ndërkombëtare për Portugalinë dhe Argjentinën respektivisht.
Kapiteni i Argjentinës është duke u përgatitur për miqësoret e ardhshme të tij kundër Venezuelës dhe Marokut. /IndeksOnline/
? [MD] | Messi could be cloned and we would get a very similar being.
— BarçaTimes (@BarcaTimes) March 19, 2019
? A specialist in genetics assures that with current techniques it would be possible to create a twin from the Barca star.
? Arcadi Navarro: "Yes, you could clone Messi with the current techniques." pic.twitter.com/cKH8Bn7Np5