18:17 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / A. M.

Specialisti i mjekësisë emergjente: Shpëtimi i foshnjës së nënës së vrarë, plotësisht i pamundur

Specialisti i mjekësisë emergjente, Lulzim Hoti, e ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook duke sqaruar nga aspekti i mjekut emergjent se a do të mund të shpëtohej foshnja në barkun e nënës që u vra në oborrin e Gjinekologjisë para dy ditësh.

Sipas tij, shpëtimi në këto raste është pothuajse i pamundur edhe në spitalet më të avancuara, dhe se nëse nëna vdesë në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit, është plotësisht e pamundur.

Lidhur me këtë, Hoti ka bërë një sqarim të detajuar, të cilin mund ta gjeni më poshtë: