14:15 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Specialisti i njohur kosovar i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot edhe doktor Arben Bislimi, i ecili është edhe Kryetar i Onkologëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Ndryshimi i bërë në sektorin e shëndetësisë, ka bërë që shumë profesionistë t’i bashkohen vizionit tonë politik. Edhe doktor Arben Bislimi, specialist i Onkologjisë, iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës dhe i takon gjeneratës që i funksionalizuan shërbimet në Klinikën e Onkologjisë.

Doktor Arben Bislimi është profesionist dhe humanist i shquar, si dhe person me virtyte të larta etike dhe njerëzore.

Për dy vjet qeverisje në shëndetësi kemi bërë më shumë se të tjerët për dy dekada.

Me njerëz kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!