75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Specialisti i Onkologjisë: Nëse dy bashkëshortët janë punëtor shëndetësor, njerit t’i jepet pushim!

Pasi qeveria ka vendosur që për shkak të koronavirusit të ndërpritet mësimi dhe një nga prindërit të lirohet nga puna, kjo gjë është thënë që nuk do të vlejë për puntorët shëndetësor dhe ata të sigurisë.

Mirëpo siç duket ky vendim ka nxjerrë probleme për stafin shëndetësor, andaj Ekrem Hyseni, specialist i onkologjisë ka bërë një kërkesë drejtuar ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.

Hyseni ka thënë që përmes kësaj kërkese ka përcjellur shqetësimet e stafit shëndetësor andaj ka rekomanduar që në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësor njëri nga ta të lirohet nga puna, me përjashtim të disa rasteve specifike./IndeksOnline/.