75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Specializantët e rinj lavdërojnë Zemajn: Falë punës tuaj s’u larguam nga Kosova

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas takimit me specializantët e Stomatologjisë është takuar me specializantët e ORL-së.

Zemaj ka thënë se shërbimi specialistik ka qenë obligim i tij ligjor për mjekët e rinj.

“Kjo ka qenë obligim imi me e pas qartë sa mandati politik është që t’u shërbyer qytetarëve dhe të rinjve. Ju uroj suksese, sepse këta kanë dhënë gjithçka nga vetja, sepse ka qenë obligim që këtyre t’u ofrohet shërbimi specialistik”.

“Nga ajo që kam parë dhe vullnetin që e kam parë të ju besoj që do ta gëzoni epitetin me nder dhe kërkon përgjegjësi”.

Agnesa Jashari, specializante, tha se falë punës së ministrit Zemaj nuk janë larguar nga Kosova.

“Ju falënderojmë pa masë dhe pa dyshim që është revolucion më shëndetësi ju keni ardhur në një kohë kur të gjithë e kemi menduar largimin nga Kosova dhe falë jush nuk jemi larguar nga Kosova”. Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi ka thënë se Zemaj ka penguar largimin e të rinjve nga Kosova.

“Me këtë vendim ne ua kemi mundësuar mjekëve kosovarë, që të shohin një perspektivë për ta”.

“Ju keni penguar zbrazjen e Kosovës nga mjeket e rinj, këto veprime ju nxjerrin si veprimin më të suksesshëm mbas luftës”.

Ndërsa ushtruesi i detyrës i drejtorit i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se ministri Zemaj ka bërë pune të madhe që askush deri tani nuk ka arritur ta bënte.

Krasniqi gjithashtu ka kërkuar që të vazhdojnë reformat në sistemin shëndetësor.

“Ajo që keni bërë ju nuk është bërë me vite të tëra në Kosovë dhe në një kohë të vështirë. Është e vërtet që ministri nuk vjen nga puna e shëndetësisë, por e ka kuptuar që është e rëndësishme fusha e specializimit”.Labinot Çahini, kryetar i Bordit të specializimit, tha se edhe specializantët do të futen në sistemin e pagave. “Me vendimin e fundit që do të futen për paga specializantët ne e plotësojmë këtë që ka qenë një pengesë 4-vjeçare”.