75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / MSH

Specializantët sërish në protestë, paralajmërojnë radikalizim të masave

Të mërkurën specializantët kanë protestuar sërish para Ministrisë së Shëndetësisë.

Për të dytën ditë ata protestuan për mospagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Arianit Zajmi, nga këshilli organizativ, ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë do të ketë radikalizim të masave nga këta specializantë.

Ky grup i specializantëve do të protestojë edhe në dy ditët e ardhshme në të njëjtin vend, përpara Ministrisë.