75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 09 Korrik 2024 / S Z

Specialja cakton 16 korrikun për aktgjykimin e Pjetër Shalës

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, këtë të martë, ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit për lëndën e Pjetër Shalës.

Sipas njoftimit, aktgjykimi është paraparë të mbahet më 16 korrik 2024 në ora 14:00.

“Sot, më 9 korrik 2024, Trupi Gjykues i caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.