75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet, më 17 dhjetor në orën 11:00, transmeton IndeksOnline.

 Nga mbrojtja është kërkuar që të dërgohen parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor, në orën 16:00.

Vlen të kujtojmë se aktakuzat ndaj tyre u konfirmuan muajin e kaluar dhe ata pas kësaj u transferuan për në Hagë.

Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si edhe shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte.

Ata u paraqitën për herë të parë para Speciales në fillim të nëntorit./IndeksOnline/