Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04445 është dëshmitari i radhës i prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar prokuroria në gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.
“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”.
Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e Bislim Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.