75 Mall Live Search
15:02 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Specialja e konfirmon që Kadri Veseli ka ardhur për të pamën e babait të vet

Gjykata Speciale e ka konfirmuar lajmin se Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamën e babait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thotë Gjykata Speciale.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli vdiq të mërkurën në moshën 94 vjeçare.

Për shkak se Kadri Veseli është duke u mbajtur në Hagë, si i akuzuar për krime lufte, nuk arriti të jetë pjesë e varrimit./Indeksonline/