75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Specialja e patrullon dhe ruan objektin e RTK1, pas kërcënimit se do t’i hidhet në erë objekti

Njësia Speciale është duke patrulluar dhe ruajtuar objektin e RTK1, pas kërcënimit që morrën.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

 Ai tha se Policia sontë rreth orës 19:05 ka pranuar një informatë se janë regjistruar thirrje telefonike kërcënuese ndaj objektit medial RTK.

Menjëherë njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që nderlidhen me këtë raportim”, tha Hoxha.