Specialja i dërgon thirrje këtij pjesëtari të UÇK-së

Gjykata Speciale po vazhdon thirrjet e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I thirruri i radhës është ish-luftëtari Ramiz Kukaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati.
Ky është postimi i tij:
Sot morra lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale . Edhe ky do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.