16:07 / E Martë, 28 Qershor 2022 / k.v

Specialja ngre aktakuzë kundër katër personave për drogë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se, sot, më 28.06.2022, pas një pune hetimore disamujore, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K, N. A, P.C dhe B.C,.

Ata do të gjykohën për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.