75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / LB

Specialja po heton keqperdorimet e mundshme me rezervat shtetërore, thotë Qalaj

Në ambientet e Kuvendit është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj, deklaroi se përveç kërkesës së deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, për sjellje të dokumenteve lidhur me rezervat.

Qalaj shtoi se kërkesën për dokumente e kanë dorëzuar edhe në Prokurorinë Speciale, e cila po merret me hetimet për këtë çështje.

Lidhur me këtë, deputeti Halil Thaqi deklaroi se marrja e dokumenteve nga Prokurorisë mund të ndikojë në procesin e hetimeve.

Ndërkaq, Driton Hyseni thotë se pyetjet dhe logjika e qasjes në dokumentet që posedon Prokuroria kane tendencë dhe nuk janë ashtu siç u dakorduan mbledhjen e kaluar.

Ai thotë se kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, po e luan policin duke kërkuar emra të përveçëm dhe ka hartuar listën e dokumenteve për të cilen foli komisioni.

“Me gjithë respektin për mandatin tuaj si ish-drejtor i Policisë së Kosovës, zotëri Qalaj, më duhet t’iu them se ju nuk po zhvesheni dot nga petku i policit” tha Hyseni.

Pretendimeve të Hysenit, Qalaj iu përgjigj me kërkesën për të lexuar edhe një heë proces verbalin e mbledhjes së kaluar dhe se të gjitha pyetjet e parashtruara në kërkesën që iu dërgua Prokurorisë, janë të shkruara në proces verbal.