Specialja publikon kalendarin për periudhën gusht-tetor 2025

Gjykata Speciale në rastin `Thaçi dhe të tjerët`, ka publikuar kalendarin e punës për periudhën gusht-tetor 2025
Pas vendimit më të fundit të Trupit Gjykues, orari i përditësuar në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, që mbulon periudhën nga gushti deri në tetor 2025, është i disponueshëm në kalendarin në internet.
“Aktualisht, përveç konferencës përgatitore të Mbrojtjes, nuk janë planifikuar seanca të tjera në muajin gusht, ndërsa seancat gjyqësore janë planifikuar për gjysmën e dytë të shtatorit, si dhe më 1 dhe 2 tetor”, njofton Specialja.
Në gusht do të mbahet konferenca përgatitore për Mbrojtjen nga 10:00. Kurse në shtator mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.