75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 08 Mars 2024 / G T

Spektakël boksi na pret sonte në Arabi, Joshua kundër Ngannous

Jo siç jemi mësuar gjithmonë, që të shtunëve të shohim boks, kësaj radhe Arabia Saudite ka përgatitur një spektakël të premtën (ditë e xhuma).

Boksieri britanez, Anthony Joshua do të rrahet me Francis Ngannou, në peshat e rënda dhe është meçi kryesor i mbrëmjes, shkruan Indeksonline

Për boksierin kamerun, kjo është lufta e tij e dytë në boksin profesionist, pasi vjen nga një sport tjetër siç është UFC-ja. Ngannou meçin e parë e kishte humbur ndaj Tyson Furyt muaj më parë.

Përveç Joshua-Ngannou, meç interesante pritet të jetë edhe ajo mes Zhilei Zhang dhe Joseph Parker dhe luftohet për titullin WBO.

Eventi special në Riyadh të Arabisë Saudite pritet të filloj nga ora 16:00, kurse dy meçet e mbrëmjes nisin rreth orës 22:00 dhe 23:00./Indeksonline/