Spektakel Brazilian, 22 gola në një ndeshje futbolli bamirësie

Një ndeshje futbolli me qëllime bamirësie u zhvillua mëngjesin e së dieles në stadiumin DRV PNK, të Inter Miami në SHBA.
Në këtë ndeshje luajtën emra të mëdhenj që i përkasin të kaluarës dhe të tashmes.
Ronaldinho në njërin ekip dhe Carlos në anën tjetër, dhuruan një spektakel për tifozët e pranishëm.
Pjesë e ekipit të Ronaldinhos ishin legjendat si Rene Higuita, Rafa Marquez dhe Patrick Kluivert, dhe yjet e ditëve të sotme si Paul Pogba, Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Vinicius Jr.

Legjendat nga e kaluara dhe nga e tashmja nuk munguan as në ekipin e Roberto Carlosit.
Emrat si Cafu, Rivaldo, Alphonso Davies, Eder Militao, Radamel Falcao, Arturo Vidal, Nani dhe Trezeguet, ishin pjesë e ekipit të brazilianit Carlos.

E quajtur me vend ‘The Beautiful Game’ nga R10 & RC3, ndeshja prodhoi plot 22 gola.
Fitues i këtij takimi në fund doli ekipi i Roberto Carlos duke e mposhtur ekipin e Ronaldinhos me rezultat 12-10./Indeksonline/