75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Spektakël dhe adrenalinë në turneun e pingpongut “Prishtina Open 2025”

Gjatë fundjavës është mbajtur turneu i pingpongut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ky turne u organizua nga klubi i pingpongut “Priping”, e cila zgjoi interesim nga qytetarët dhe e cila mblodhi garues nga e gjithë bota.

Rreth këtij turneu bëri një postim, drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica.

“Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar i pingpongut Prishtina Open 2025!

Gjatë fundjavës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u zhvilluan mbi 580 ndeshje pingpongu, duke mbledhur mbi 250 lojtarë nga 25 shtete të botës, dhe garuar per titullin e madh te #POTTIT2025 dhe duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që u përmbyll me një finale të jashtëzakonshme dhe me tribuna plotë publik.

Komuna e Prishtines, Drejtoria per Sport do të vazhdojmë të përkrahim ngjarje që promovojnë sportin, të rinjtë dhe promovimin e kryeqytetit si vend i sportit”, deklaroi Mushica./IndeksOnline/