Spektakël golash e ”dramë” në ndeshjen Wolves – Chelsea, ”Blutë e Londrës” kalojnë në çerekfinale të EFL Cup
Plot shtatë gola janë shënuar në ndeshjen e 1/8 së finales mes Wolves dhe Chelseas.
Në fund ”blutë e Londrës” arriteten të fitojnë me rezultat 3-4 dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Enzo Marescas e nisi mirë ndeshjen, ku krijoi një epërsi prej tre golave në pjesën e parë.
Andrey Santos hapi serinë e golave në minutën e pestë, derisa Tyrique George dyfishoi rezultatin pas 10 minutave.
Talenti brazilian, Estevao shënoi golin e tretë në minutën e 41-të, ku u mendua se Chelsea tashmë e kreu detyrën.
Por në pjesën e dytë, Wolves tregoi një fytyrë krejt tjetër, duke e bërë ndeshjen dramatike.
Emmanuel Arokodare në minutën e 48-të dhe David Wolfe në të 73-tin minutë, ngushtuan rezultatin në 2-3.
Në fund të ndeshjes, u zhvillua një ”dramë” e madhe në ”Molineux Stadium”.
Jamie Gittens riktheu epërsinë prej dy golave për Chelsean në minutën e 89-të, ndërsa Wolfe pas dy minutave shënoi golin e dytë personal duke rikthyer shpresat për Wolves.
Por në vazhdim nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 3-4 për skuadrën e Chelseas./IndeksOnline/

