Spektakel golash në ndeshjen PSG – Monaco, Dembele gjen golin e parë

Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen PSG – Monaco.
Parisienet në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, fituan me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.
Nga të gjitha golat e kësaj mbrëmje, vëmendjen e morri Ousmane Dembele, i cili shënoi golin e parë me fanellën e PSG-së, prej se u transferua nga Barcelona.
Goncalo Ramos i dha epërsinë PSG-së në minutën e 18-të, derisa katër minuta më vonë Minamino barazoi shifrat në 1-1.
Kampioni i Francës shkoi në pushim me epërsi, pasi Kylian Mbappe u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 39-të.
Dembele shënoi golin e tretë në minutën e 70-të, ndërsa dy minuta më vonë, Vitinha qoi shifrat në 4-1.
Në minutën e 75-të, Balogun ngushtoi rezultatin në 4-2.
Fitoren e PSG-së e vulosui Kolo Mauni në 90+6.
Pas 13 ndeshjeve, PSG është lidere e tabelës me 30 pikë, katër më shumë se Nice që është në vendin e dytë.
Në anën tjetër Monaco mbetet në vendin e tretë me 24 pikë./IndeksOnline/