Spektakel golash në Stuttgart, Spanja prek finalen e Ligës së Kombeve

Spanja është finalistja e dytë e Ligës së Kombeve.
Furia e kuqe shënoi fitore ndaj Francës në gjysëmfinale, me rezultat 5-4, shkruan IndeksOnline.
Spanja kishte epërsi prej dy golave që nga pjesa e parë.
Nico Williams hapi serin e golave në minutën e 22-të, derisa pas tre minuatave shënoi edhe Mikel Merino.
Lamine Yamal u tregua i sakt nga penalltia në minutën e54-të, derisa në aksionin e radhës, Pedri shënoi për 4-0.
Nuk vonoi shumë dhe Kylian Mbappe shënoi nga penalltia, për rezultatin 4-1, në minutën e 59-të.
Shtatë minuta më pas, Lamina Yamal me golin e dytë personal u duk se vulosi fitoren e Spanjës.
Por gjithçka ndrryshoi në minutat e fundit, kur Franca shënoi tre gola, duke e bërë ndeshjen dramatike.
Rayan Cherki debutoi me gol, duke ngushtuar rezultatin në 5-2, në minutën e 79-të.
Dani Vivian sh%noi autogol në minutën e 84-të, derisa Cherki me golin e dytë personal, vulosi rezultatin përfundimtar, Spanja 5-4 Franca.
Në finalen e madhe e cila zhvillohet diten e diel, Spanja do të përballet me Portugalinë./IndeksOnline/