75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 05 Janar 2026 / L A

Spektakël mbi akull, mbi 80 mijë arusha lodër pushtojnë pistën e ngrirë në Pensilvani

Një moment i pazakontë dhe prekës u regjistrua të dielën në mbrëmje gjatë një ndeshjeje të American Hockey League në Hershey, Pensilvani.

Plot 81 796 arusha lodër u hodhën në pistën e akullit, duke krijuar një skenë që u përshkrua si “kaos i ëmbël dhe përkëdhelës”.

Pamjet tregojnë lodrat prej pellushi që fluturojnë mbi xham sapo skuadra vendase, Hershey Bears, shënoi golin e parë kundër Rockford IceHogs. Ky gjest është pjesë e traditës vjetore të quajtur “Teddy Bear Toss”, e cila organizohet nga klubi i Hershey Bears që prej vitit 2001.

Sipas klubit, të gjitha lodrat e mbledhura do të shpërndahen në më shumë se 60 organizata dhe bamirësi lokale, duke u dhuruar fëmijëve në nevojë gjatë sezonit të festave.

Ngjarja është kthyer në një simbol solidariteti dhe humanizmi, duke treguar se sporti mund të shërbejë jo vetëm për emocione dhe spektakël, por edhe për të sjellë buzëqeshje dhe ndihmë konkrete për komunitetin.