Spektakël në derbin shqiptar, në fundin e ndeshjes u dhanë shtatë kartonë të kuq

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.
Golin e parë e shënoi Tirana me anë të Ernest në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.
Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.
Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është derbi i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.
7 red cards and 1 yellow in less than a minute. 😲 pic.twitter.com/RCMd4CFbrV
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) February 9, 2025