75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Spektakël në ‘Fadil Vokrri’, Llapi mposht Prishtinën

Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Llapi fitoi 3 me 2 ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan IndeksOnline

Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan: Ahmed Januzi (2 gola) dhe Kushtrim Shabani.

Golat për ekipin e Zekirija Ramadanit, i shënuan: Prapashtica në minutën e 65’të dhe Mërgim Pefqeli.

Ndeshja e dytë mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet më 21 prill./IndeksOnline/