Spektakël në futbollin kosovar/ Tabela e Superligës dhe xhiro e ardhshme

Sot është mbyllur xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me katër super ndeshje të zhvilluara sot është mbyllur xhiro e 31-të në futbollin kosovar, shkruan IndeksOnline
Ballkani arriti fitore minimale 1 me 0 kundër Llapit, duke kryesuar kështu tabelën me 67 pikë.
Rezultat i befasishëm ishte ai në Pejë, ku Besa barazoi 1 me 1 me kampionin aktual, FC Drita.
Prishtina arriti fitore 3 me 1 në ‘Fadil Vokrri’ kundër Trepçës ’89.

Vetëm në një ndeshje s’pati gola dhe ajo ishte mes Gjilanit dhe Drenicës (0-0).
Me këto rezultate ka ndryshime të mëdha në tabelë.
Ballkani tani kryeson me 67 pikë, Prishtina në pozitën e dytë me 66 pikë dhe Drita në pozitën e tretë me 65 pikë.

Java e ardhshme do të jetë e ‘zjarrtë’ në futbollin kosovar.
Drita e pret në shtëpi Feronikelin, Arbëria luan ndaj Gjilanit dhe Llapi takohet me Prishtinën në derbin e javës.
Ndeshja interesante pritet të jetë ajo mes Drenicës dhe Ballkanit. Njëra skuadër lufton për mbijetesë, tjetra për titull.
JAVA 32 E shtune, 01.05.2021
Drita – Feronikeli
Trepça ’89 – Besa
Arbëria – Gjilani
E diel 02.05.2021
Llapi – Prishtina
Drenica – Ballkani
/IndeksOnline/