Spektakël në Ligue 1/ Neymar u ndëshkua me të kuq, PSG-ja mposhtet nga Lille

Skuadra e Lille ka shënuar fitore në xhiron e 31-të në Ligue 1 të Francës.
Lille mposhti rivalin PSG me rezultat minimal 1 me 0 midis stadiumin ‘Parku i Princave’, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi David në minutën e 20’të.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Neymar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.
Të kuq në këtë ndeshje mori edhe lojtari i Lille, Djalo.
Me fitore Lille vazhdon rrugën drejt titullit. Ata tani kanë 66 pikë, tre më shumë se PSG-ja (63)../IndeksOnline/