75 Mall Live Search
20:40 / E Diele, 05 Prill 2026 / G T

Spektakël në Londër, Leeds United eliminon West Hamin nga FA Cup

Skuadra e Leeds Unitedit është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti pas penalltive West Ham Unitedin.

Mysafirët ishin duke fituar 0:2 deri në minutat e fundit me golat e shënuara nga Tanaka dhe Calvert-Leëin, shkruan Indeksonline

Image

Megjithatë “The Hammers” reaguan bukur në fundin e ndeshjes, duke shënuar dy herë me anë të Fernandes dhe Disasit.

Ndeshja shkoi në penallti dhe skuadra mysafire u tregua më e saktë duke fituar me shifrat 2:4.

Kujtojmë që në gjysmëfinale janë të kualifikuar edhe skuadrat: Manchester City, Chelseat dhe Southampton./Indeksonline/