08:55 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Spektakël në NBA, 266 pikë në një ndeshje

Skuara kampione e Golden State ka mposhtur 144-122 Washington në ndeshjen e radhës së kampionatit të NBA-së, një sfidë me “5 yje” për Stephen Curry, që realizoi 51 pikë për Warriors.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që diktuan gjatë gjithë kohës në fushë, duke korrur fitoren e 4-t sezonale edhe falë 30 pikëve të Durant.

Fitoren e parë në kampionat arriti ekipi i Lakers, që mundi 131-113 Phoenix jashtë fushe. Një takim i komanduar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Stephenson me i miri me 24 pikë), ndërkohë që LeBron e mbylli me 19 pikë e 10 asist.

Toronto mbetet skuadra më e mirë aktualisht në NBA, me 5 fitore e asnjë humbje deri më tani, duke mposhtur sot 112-105 Minnesota, ndeshje e dominuar nga kanadezët. Leonard me 35 pikë ishte lider në fushë për Toronton.

Vijon të zhgënjejë skuadra e Cleveland, që pas largimit të LeBron nuk po gjen dot rrugën drejt fitores. Cavaliers u mundën 102-86 nga Brooklyn, me Russell që ishte shënuesi më i mirë me 18 pikë.

Zhgënjen sërish skuadra e Houston, që u mund 100-89 nga Utah Jazz, duke pësuar disfatën e tretë (ka vetëm një fitore). Edhe pse Harden realizoi 29 pikë e Anthony 22, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Jazz u dallua Mitchell me 38 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Dallas, 111-104

Cleveland – Brooklyn, 86-102

Miami – New York, 110-87

Toronto – Minnesota, 112-105

Chicago – Charlotte, 112-110

Houston – Utah Jazz, 89-100

San Antonio – Indiana, 96-116

Milwaukee – Philadelphia, 123-108

Phoenix – Lakers, 113-131

Sacramento – Memphis, 97-92

Golden State – Washington, 144-122