Spektakël në NBA, Boston drejt të pamundurës

Boston Celtics ka arritur të fitoj ndeshjen e dytë me radhë në serinë e finaleve të Play Of. Nga 0-3 për Miamin, Boston ka arritur të zbusë në 3 me 2 numrin e fitoreve.
110-97 ishte rezultati i ndeshjes së mbrëmshme. Katër basketbollistë të Celtics shënuan mbi 20 pikë, 24 White, 23 Smart, 21 Tatum dhe 21 Brown.

Të dielën mbrëma zhvillohet ndeshja e gjashtë në të cilën mbetet të shihet nëse Miami do të siguroj finalen e madhe, apo fitorja e Boston do të na çoj drejt ndeshjes së shtatë historike.
Denver Nuggets është finalisti i parë pasi arriti të eliminoj LA Lakers në 4-0 në serinë e finaleve të Play Of./Indeksonline/