Spektakël në “Old Trafford”, Manchester Unitedi ia shkakton humbjen e parë Chelseat

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore në derbin e javës së pestë në Premier League, pasi mposhti 2:1 Chelsean në “Old Trafford”.
Gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Në minutën e pestë, Blutë e Londrës mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi Sanchez u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Indeksonline
Duke shfrytëzua numrin e lojtarëve në fushë, Manchester Unitedi shënoi dy gola me anë të: Fernandes dhe Casemiro.
Në minutën e 45, Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.
Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi vetëm një gol me anë të Chalobah edhe pse pati disa raste tjera për ta barazuar rezultatin.
🚨🚨| GOAL: TREVOH CHALOBAH PULLS ONE BACK FOR CHELSEA!!
— Goals Side (@goalsside) September 20, 2025
Man United 2-1 Chelseapic.twitter.com/EEm4wIoqpd
Me këtë fitore “Djajtë” shkojnë në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e 9-të./Indeksonline/